Bastisje në Gostivar, kapet marihuanë, arrestohen dy shtetas turq
MPB ka njoftuar se më 01.10.2025 në orën 01:00, nëpunësit policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat M.A.K. (18) dhe M.J. (19), të dy nga Republika e Turqisë me qëndrim të përkohshëm në Gostivar, për shkak se atyre u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Më pas, në periudhën nga 03:30 deri në 04:10, me urdhër gjykate, është kryer kontroll në shtëpinë ku jetonin, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një qese me marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të bëhet kallëzim përkatës. vendos titull