Bajram Rexhepi pranon humbjen: “Zoti na ndihmoftë”
Kandidati i BDI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas përfundimit të garës zgjedhore, duke pranuar humbjen dhe uruar kundërkandidatin e tij nga koalicioni VLEN, Bilall Kasamin, për fitoren.
Në një postim në rrjetet sociale, Rexhepi shkruan se qytetarët e Tetovës “e thanë fjalën e vet” dhe se përgjegjësinë për rezultatin e merr plotësisht mbi vete.
“Të dashur miq, gara zgjedhore në Tetovë mbaroi. Qytetarët e thanë fjalën e vet. Unë uroj kundërkandidatin dhe i uroj punë të mbarë. Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja dhe e askujt tjetër. Zoti na ndihmoftë,” – ka shkruar Rexhepi.