Avionë dhe ekipe zjarrikëse greke po shuajnë zjarret në Dojran
Pas kërkesës së Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), avionët kanadezë grekë tashmë janë duke ndërhyrë në zjarrin pranë fshatit Nikoliq, afër Dojranit, së bashku me dy ekipe zjarrfikëse greke.
Avioni “Air Tractor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim po vepron në Kriva Pallankë, ndërsa helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme është drejtuar drejt fshatit Orman, komuna e Gjorçe Petrovit.
Ushtria, me një angazhim prej gjithsej 157 pjesëtarësh, po merr pjesë aktive në shuarjen e zjarreve në disa lokacione. Prioritet ka zjarri pranë kazermës në Gjorçe Petrov, ku janë të angazhuar 60 pjesëtarë. Në fshatin Nikoliq janë vendosur 60 pjesëtarë, në Kriva Pallankë janë të angazhuar 30 pjesëtarë, ndërsa një ekip i njësisë për mbrojtje biologjike, kimike dhe radiologjike është angazhuar në zjarrin në Vizbeg.
Deri në orën 17:30, në territorin e shtetit janë evidentuar gjithsej 25 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 21 janë aktive, ndërsa 4 janë shuar.
🔥 ZJARRE AKTIVE: 21
• Komuna e Makedonski Brod – mes fshatrave Creshnevo, Lokvicë dhe Slatinë (pyll me lisa të dëmtuar dhe shkurre)
• Komuna e Makedonski Brod – fshati Samokovë (material lehtësisht i djegshëm)
• Komuna e Makedonski Brod – fshati Ramne (vegjetacion i ulët, përhapur nga fabrika Samokovë)
• Komuna e Çashkë – nën Solunska Glava, mes vendeve të quajtura Burimet e Babunës dhe Vrima e Babës, ku nuk ka flakë aktive, por tym në pjesë shkëmbore (zjarr pyjor)
• Komuna e Çuçer Sandevë – mes fshatrave Bllace dhe Çuçer (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët)
• Komuna e Dojranit – fshati Nikoliq (pyll me pemë të ulëta)
• Komuna e Shuto Orizarit – deponi
• Komuna e Gjorçe Petrov – fshatrat Orman dhe Volkovë(shtëpi të djegura)
• Komuna e Koçanit – Osogovë (pyll)
• Komuna e Petrovecit – fshati Kozhle (pyll)
• Komuna e Radishanit – bar i thatë, vegjetacion i degraduar
• Komuna e Gjorçe Petrov – varreza prapa kazermës
• Komuna e Gjorçe Petrov – oborr afarist (vegjetacion i ulët)
• Komuna e Gazi Babës – Jurumleri (vegjetacion i ulët)
• Komuna e Sarajit – Semenishtë (vegjetacion i ulët)
• Komuna e Staro Nagoriçanë – fshatrat Mllado Nagoriçanë dhe Kleçovcë (vegjetacion i ulët dhe i degraduar)
• Komuna e Kriva Pallankës – lagjja Lozanovë (pyll)
• Komuna e Tetovës – Zhelinë, fshati Larcë (vegjetacion i ulët)
🟢 ZJARRE TË SHUARA: 4
• Komuna e Butelit – fshati Lubancë (vegjetacion i ulët)
• Komuna e Staro Nagoriçanit – pyll me pemë të ulëta dhe bar i thatë
• Komuna e Demir Hisarit – fshati Novo Sello (objekt ndihmës – stallë)
• Komuna e Prilepit – fshati Veselçan (bar i thatë)