Avioni luftarak i Marinës Amerikane rrëzohet në brigjet e Virxhinias
Një avion luftarak F/A-18E Super Hornet i Marinës së SHBA-së u rrëzua të mërkurën paradite në ujërat pranë brigjeve të Virxhinias. Ngjarja ndodhi pak para orës 10:00, gjatë një fluturimi stërvitor rutinë.
Sipas autoriteteve, avioni u përplas në det menjëherë pasi piloti u katapultua nga kabina. Ende nuk ka informacione mbi shkaqet që çuan në rrëzimin e tij.
Avioni i përkiste skuadriljes Strike Fighter Squadron 83, me bazë në stacionin ajror detar Oceana në Virginia Beach. Forcat e shpëtimit lokalizuan pilotin në orën 11:21 dhe ai u dërgua për trajtim mjekësor në spitalin Sentara Norfolk General.
Ndërkohë, aeroplani luftarak mbetet ende në ujë. Marina Amerikane njoftoi se incidenti është duke u hetuar.