
Australi/ Mijëra protestues dalin në rrugët e Sidneit për krizën në Gaza
Në rrugët e Sidneit të Australisë dolën mijëra protestues, duke bërë thirrje për paqe dhe shpërndarje ndihmash humanitare në Rripin e Gazës.
Protestuesit injoruan shiun e rrëmbyeshëm dhe kaluan mbi urën ‘Harbour Bridge’ në Sydney, duke protestuar për gjendjen në Rripin e Gazës, ku kriza humanitare po përkeqësohet.
Më shumë se 60,000 persona janë vrarë nga konflikti luftarak gjatë dy viteve të fundit, sipas autoriteteve palestineze, ndërsa qeveritë dhe organizatat humanitare paralajmërojnë se mungesa e ushqimit po çon në përhapje të shpejtë të urisë.
Mes protestuesve ishte edhe Julian Assange, themeluesi i platformës Wikileaks.