Astrit Iljazi: Dhjetëra projekte në lagjet shqiptare me buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2026
Këshilltari i VLEN-it në Qytetin e Shkupit, Astrit Iljazi, njoftoi se me buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2026, të kaluar sot në Këshillin e Qytetit, janë përfshirë dhjetëra projekte shumë të rëndësishme në vendbanimet shqiptare.
Iljazi njoftoi se në buxhet janë paraparë mjete për rikonstruimin e rrugës “Cvetan Dimov”, depërtimin e rrugës “Xhon Kenedi”, rikonstruimin e parqeve në Saraj, Çair, Gazi Babë dhe shumë projekte të tjera.
“Në këtë buxhet përfshimë:
• Rikonstruimin e rrugës “Cvetan Dimov”
• Projektimin e rrugës Brigada e 2-të Maqedonase me lidhje në rrugën e plastikave
• Depërtimi i rrugës “Xhon Kenedi” drejt Bul. Nikola Karev (te Ambasada e SHBA-së)
• Rikthimin e festivalit “Tingujt e Çarshisë”
• Rregullimin e rrugës në Matkë dhe parkingut të Matkës
• Rregullimin e parkut të Sarajit dhe parkingut
• Rikonstruimi i Parkut të Çairit
• Butel (Vizbeg) dhe Shuto Orizarë – rregullim i infrastrukturës nëntokësore
• Rikonstruimi i parkut të Gazi Babës
• Korsi për biçikleta në Çair dhe Butel, bashkë me BRT (linjën e shpejtë)
• Mbështetje për klubet sportive në nivel komunal
• Sinjalizimin horizontal të rrugëve
• Rregullimin dhe mirëmbajtjen e parqeve
• Parking i ri në rrugën e plastikave (Bul. Nikola Karev)
…dhe shumë të tjera”, njoftoi Iljazi.
Ai falënderoi kolegët këshilltarë të VLEN-it për kontributin që ky buxhet të sigurojë zgjidhje për disa prej problemeve jetike për shqiptarët e Shkupit.