Arrestohet drejtori i Agjencisë për Mbështetje të Bujqësisë, kishte marrë ryshfet për fonde IPARD
Policia ka arrestuar drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë, Ilija Stoilev, nën dyshimin për marrje ryshfeti. Arrestimi është kryer pas një aksioni të koordinuar nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Sipas informacioneve fillestare, Stoilev dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar para për të ndikuar në procesin e dhënies së subvencioneve bujqësore. Hetimet janë në fazë të avancuar dhe pritet që gjatë ditës të vendoset masa e sigurisë ndaj tij.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se janë sekuestruar edhe dëshmi materiale që lidhen me rastin, ndërsa Prokuroria ka paralajmëruar zgjerim të hetimeve ndaj personave të tjerë të përfshirë.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinion, me kërkesa për transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale.