Arrestohet bashkëshortja e mjekut të plagosur në Kumanovë
Policia ka arrestuar bashkëshorten e mjekut Zekirija Shahini, në të cilin një ditë më parë u qëllua me armë zjarri në Kumanovë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se më 7 tetor 2025, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria A.A. (43) nga Tetova, e dyshuar se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj, Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan i Likovës.
Në lidhje me ngjarjen, në bisedë informative në SPB Kumanovë janë thirrur edhe gjashtë persona të tjerë, ndërsa në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova, me urdhër gjykate, është kryer bastisje.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj A.A. do të ngritet kallëzim përkatës penal, ndërsa ndaj të dyshuarit tjetër, Lj.F. (36) nga Gostivari, i cili është ende në arrati dhe dyshohet për tentativë vrasjeje, pas konsultimeve me Prokurorinë Themelore Publike, gjithashtu do të parashtrohet kallëzim penal.