Gostivarasja vodhi 13 mijë euro në kazinon ku punonte dhe i harxhoi në lojë
Më 10.10.2025, në orën 21:40, në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar privuan nga liria M.P.Ј. (30) nga fshati Vollkovi, rajoni i Gostivarit, pas një denoncimi nga menaxherja e një kazinoje në Gostivar se gjatë kontrollit të kazino-së u konstatua se në kasë mungonte një shumë prej 816.297 denarë (13 200 euro) dhe se e punësuara M.P.Ј. kishte transferuar kredi elektronike dhe i kishte shpenzuar paratë duke luajtur në aparate, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.
Ajo është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet parashtresa përkatëse.