Arrestohen dy shoferë në rrugën Tetovë–Gostivar për tejkalim të shpejtësisë
Më 11.10.2025, në orën 14:48, në rrugën Tetovë–Gostivar, pranë pikës së pagesës në Gostivar, punonjës policie nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria F.T. (36) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit me radar, policia ka konstatuar se ai po drejtonte automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 151 kilometra në orë, në një vend ku kufiri i lejuar është 80 km/orë.