
Arrestohen dy persona, ju gjenden armë
Sektori për Luftë kundër Terrorizmit pranë Departamentit për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë të BSP-së në MPB ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër personave A.M. (58) dhe A.M. (28), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale – “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose mjete shpërthyese”.
Konkretisht, dje (29.08.), mbi bazë të një urdhri gjyqësor të lëshuar paraprakisht, u krye kontroll në shtëpinë ku banonin të denoncuarit, me ç’rast u gjetën dhe u sekuestruan disa sende që rrjedhin nga vepra penale, dhe ato janë: pistoleta, pushkë, sasi e konsiderueshme municioni të llojeve të ndryshme armësh – kalibër 357mm, 7.62x39mm, 7.62x25mm, 9mm dhe fishekë gjahu kalibri 12, si dhe një pajisje e improvizuar shpërthyese. Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, ndaj të denoncuarve u caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
