
Apple lançon versionin eksperimental të iOS 26 për publikun
Nëse jeni të gatshëm të shikoni ndryshime madhore në sistemin operativ të iPhone tuaj, atëherë përgatituni sepse disa përditësime të reja po vinë këtë Vjeshtë.
Megjithatë mos prisni debutimin e iOS 19 sepse nuk do të ketë një të tillë sepse do të quhet iOS 26. Mes përditësimeve të shumta që sjellë, një prej tyre spikat, dizajni Liquid Glass i cili është ndryshimi vizual më i madh ndër vite.
Vitin e kaluar kur Apple lançoi iOS 18, vendosi që të mos përjashtonte asnjë iPhone nga përditësimi. Por kësaj here disa modele do të mbeten jashtë. Konkretisht iPhone XR, iPhone XS dhe iPhone XS Max do të mbeten jashtë festës së iOS 26.
iPhone të cilët do të mund të përditësojnë në iOS 26
- iPhone SE
- iPhone 11
- iPhone 11 Pro
- iPhone 11 Pro Max
- iPhone 12
- iPhone 12 mini
- iPhone 12 Pro
- iPhone 12 Pro Max
- iPhone 13
- iPhone 13 mini
- iPhone 13 Pro
- iPhone 13 Pro Max
- iPhone 14
- iPhone 14 Plus
- iPhone 14 Pro
- iPhone 14 Pro Max
- iPhone 15
- iPhone 15 Plus
- iPhone 15 Pro
- iPhone 15 Pro Max
- iPhone 16e
- iPhone 16
- iPhone 16 Plus
- iPhone 16 Pro
- iPhone 16 Pro Max
Kur iOS 26 do të jetë e disponueshme?
Apple zakonisht lançon versionet e reja të iOS të mesin e muajit Shtator, pak ditë përpara se iPhone e rinj të mbërrijnë në dyqane. Vitin e kaluar lançoi iOS 18 ditën e Hënë më 16 Shtator ndërsa një konfirmim për debutimin pritet ta marrim në evenimentin e Shtatorit të iPhone 17. /PCWorld Albanian