Anketa e re: Rritet kundërshtimi i amerikanëve ndaj luftës me Iranin
Sipas një sondazhi të publikuar nga CBS News, shumica e qytetarëve amerikanë besojnë se konflikti me Iranin nuk po shkon mirë dhe kërkojnë që ai të përfundojë sa më shpejt.
Të dhënat e shpërndara nga Clash Report tregojnë se 60% e të anketuarve nuk e miratojnë mënyrën se si po menaxhohet situata, ndërsa vetëm 40% shprehen në favor. Kjo paraqet rritje nga 56% që e kundërshtonin luftën në anketën e fundit më 3 mars.

Gjithashtu, një pjesë e madhe e amerikanëve vlerëson se zhvillimet aktuale nuk janë në drejtimin e duhur për Shtetet e Bashkuara, duke rritur presionin publik për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit.
Ky perceptim i opinionit publik vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të jenë të larta dhe me pasoja ekonomike për qytetarët. /VOXAL/