Ambasadorja e SHBA-së takon liderin e VLEN-it Kasami, flasin për VLEN-in dhe ndryshimet kushtetuese
Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Nicole Varnes, takoi sot bashkëkryetarin e ardhshëm të VLEN-it, Bilall Kasami.
Siç njoftoi Kasami, me ambasadoren është diskutuar çështja e bashkimit të VLEN-it, situata aktuale politike, por edhe ndryshimet kushtetuese.
“Ne e dhamë qëndrimin tonë si VLEN se jemi të interesuar që ky proces sa më shpejt të përfundojë dhe Maqedonia e Veriut sa më shpejt të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Kasami.
Lideri i VLEN-it theksoi se me ambasadoren amerikane është diskutuar edhe për politikat e Qeverisë që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve.