
Aksion i suksesshëm shpëtimi. U tërhoq alpinisti me frakturë në këmbë
Sot, në një terren jashtëzakonisht të vështirë dhe të paarritshëm pranë malit Pelister, u realizua me sukses një operacion shpëtimi për nxjerrjen e një alpinisti të lënduar me frakturë në këmbë, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Në këtë aksion morën pjesë tre pjesëtarë të Njësisë së Aviacionit dhe katër pjesëtarë të njësisë speciale antiterroriste “Tigrat”.
“Shpreh mirënjohje të sinqertë për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanitetin e tyre. Me këtë aksion, pjesëtarët tanë edhe një herë dëshmuan se policia maqedonase është gjithmonë aty ku është e nevojshme, veçanërisht kur shpëtohet një jetë dhe veprohet në kushte tepër të vështira”, deklaroi ministri Toshkovski.