Aksion i madh policor në RMV për mashtrim, fshehje tatimi dhe shpëlarje parash
Disa aksione bastisjesh për grumbullimin e dëshmive për fshehje të madhe të tatimit, janë duke u realizuar në disa lokacione në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga pasditja nën drejtimin e një prokurori publik dhe gjykatësve hetues si dhe me asistencë të pjestarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), janë duke u kryer bastisje në më shumë lokacione në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë kontekst janë duke u bërë përpjekje për të siguruar dëshmi, si dhe persona të dyshuar për mashtrim, fshehje tatimi dhe shpëlarje parash etj. Aksioni është në rrjedhë e sipër, ndërsa detaje priten pas përfundimit të tij.