Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tetë persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Gostivar–Tetovë. Nga aksidenti janë lënduar 8 persona të cilët janë transportuar drejt institucioneve shëndetësore për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e ndihmës së shpejtë dhe njësitet policore të cilët kanë siguruar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.