Aksident i rëndë në Bubq, humb jetën shoferi 32-vjeçar
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bubq të Krujës.
Rreth orës 06:15, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte. Si pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, shkruan vizionplus.tv.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.