Ahmeti: E pranojmë mesazhin e qytetarëve
Ahmeti: E pranojmë mesazhin e qytetarëve Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se partia e tij ka fituar shumicën e votës popullore në nivel shtetëror, pavarësisht se nuk ka arritur të sigurojë fitore në garat për kryetarë komunash.
Ahmeti tha se ky rezultat është një mesazh i qartë nga qytetarët, të cilin BDI e pranon me respekt dhe përgjegjësi.
“Kemi fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin, apo më mirë të thuhet të votës kombëtare në këto zgjedhje me mbi 23 mijë vota më shumë. Por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetarë të komunave. Ky është një mesazh kompleks që ne e pranojmë me respekt dhe përgjegjësi. Qytetarët kanë treguar se besojnë në vlerat tona, në vizionin tonë, por njëkohësisht kërkojnë që të rinovojmë mënyrën se si i përfaqësojmë këto vlera në terren,” tha Ahmeti.