Afrim Gashi nga Samiti i NATO-s: Maqedonia e Veriut mbetet aleate e besueshme
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka bërë të ditur se në Samitin Parlamentar të NATO-s në Stamboll ka rikonfirmuar përkushtimin e Maqedonisë së Veriut si aleate e besueshme e Aleancës.
“Në Samitin Parlamentar të NATO-s në Stamboll rikonfirmova përkushtimin e Maqedonisë së Veriut si një aleate e besueshme, duke theksuar se uniteti transatlantik mbetet garancia më e fortë për sigurinë tonë të përbashkët.
Nënvizova gjithashtu rëndësinë e investimeve në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën. Përmes dialogut dhe bashkëpunimit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, vendi ynë do të vazhdojë të japë kontribut aktiv për paqen, sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik.”, deklaroi Gashi.