
Adnan Azizi publikon dokumentet: Monopolin e shiti dyshja Teuta Arifi – Bajram Rexhepi
Shefi i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it, Adnan Azizi, i ka hedhur poshtë akuzat e Bajram Rexhepit për shitjen e Monopolit si gënjeshtra të ulta dhe manipulime, duke publikuar dokumente që dëshmojnë se Monopoli është shitur në vitin 2014 nga qeverisja e BDI-së.
Në atë kohë, kryetare e Tetovës ishte Teuta Arifi, ndërsa këshilltar komunal ishte pikërisht Bajram Rexhepi.
“Në këtë fushatë nuk jemi marrë me kundërkandidatin e Bilall Kasamit, çirakun e Teutës, sepse nuk ka ofruar ndonjë ide për debat, por vetëm gënjeshtra të ulta dhe manipulime. Sot paska dalë me një tjetër manipulim të poshtër për shitjen e Monopolit. E gjithë Tetova e di, por po e shpjegojmë për pjesën tjetër të vendit: Monopolin e shitën Teuta Arifi dhe Bajram Rexhepi në vitin 2014. Bajram Rexhepi ka votuar PRO shitjes së Monopolit në Këshillin e Komunës”, publikoi Azizi.
Dokumentet e prezantuara dëshmojnë se Monopoloi u privatizua në vitin 2014.
Ndryshe, gjatë një debati te Jeta Xharra, Bajram Rexhepi nuk e përmendi asnjëherë të vetme çështjen e Monopolit para Bilall Kasamit.
