Adnan Azizi pjesë e manifestimit “Kushtrimi i Lirisë”: Lavdi përjetë familjes Jashari dhe sakrificës së tyre për liri
Deputeti i VLEN-it Adnan Azizi, ka marrë pjesë në manifestimin “Kushtrimi i Lirisë” në Firencë, organizuar për nder të familjes Jashari.
Azizi në një postim në Facebook falënderon djalin e komandantit Adem Jashari, Lulzim Jashari, deputetët nga Kosova, diplomatët dhe funksionarët që e morën pjesë në këtë manifestim.
“Emocione të jashtëzakonshme në manifestimin “Kushtrimi i Lirisë” në Firencë. Salla e mbushur përplot me mërgimtarë dëshmon se diaspora jonë është pjesë e pandashme dhe shumë e rëndësishme e trungut kombëtar”.
“Respekte Lulzim Jasharit, djalit të komandantit legjendar, deputetëve nga Kosova, diplomatëve dhe funksionarëve që e nderuan këtë manifestim. Lavdi përjetë familjes Jashari dhe sakrificës së tyre për liri!”, ka shkruar Azizi.