Ademi: Kushtetuesja instrument politik
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në një konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese ka akuzuar gjykatën se është shëndruar siç ka thënë, në instrument politik të Qeverisë dhe për qëllim ka të nxisë tensione ndërtnike duke shkelur kështu vendimin e saj dhe Ligjin për Vetqeverisje Lokale për numrin e këshilltarëve në komuna.
“Gjykata Kushtetuese vendosi që të konfirmojë vendimin e Qeverisë për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna. Ky vendim është antikushtetues dhe antiligjor. Gjykata Kushtetuese sot nuk ka respektuar Kushtetutën e vendit, nuk ka respektuar ligjet e vendit, nuk ka respektuar ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 34. Për më tepër Gjykata Kushtetuese nuk ka respektuar vendimin e saj për mos karakterizimin e popullsisë në rezident dhe jorezident. Ky vendim konfirmon qëndrimet tona kur pohonim se kjo Gjykatë është shenduar në instrument politik për të çuar përpara një agjendë politike.”, tha Ademi.
Ademi tha se në votim ka pasur edhe ndarje etnike dhe mbivotim, ku pesë gjyqtarë maqedonas ishin pro këtij vendimi, ndërsa dy gjyqtarë shqiptarë dhe një turk ishin kundër këtij vendim.
Gjykata Kushtetuese sot mori vendim me të cilin është hedhur poshtë iniciativa e deputetëve të Frontit Europian lidhur me vendimin e Qeverisë për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna, për shkak se për bazë është marrë vetëm numri i popullsisë rezidente.