Qyra: Sporti është domosdoshmëri, jo luks
Kandidati për kryetar të Strugës Mendi Qyra, ka takuar sportisës e këtij qyteti. Kërkesat e tyre ishin të ketë më shumë kushte për sportistët dhe mbështetje për më të talentuarit.
- “Duam një kryetar që do kujdeset për sportin dhe sportistët si baba e jo si njerk.”
- “Struga është qytet i sportit, kemi aq shumë talente por edhe shumë zhgënjim.”
- “Duam infrastrukturë, fusha e stadiume.”
- “Duam bursa dhe mundësi për fëmijët që sjellin medalje në Strugë.”
“E kush më mirë se vetë sportistët mund të më ndihmojnë në përcaktimin e prioriteteve për sportin në qytetin tonë? Sonte dëgjova shumë zhgënjim e pesimizëm, por mbi të gjitha shumë histori suksesi, sportistë që pavarësisht vështirësive nuk janë ndalur dhe vazhdojnë të ecin përpara. Unë besoj tek struganët, ashtu siç besuam dhe shpallëm dy herë kampion FC Strugën, duke e bërë emrin e qytetit tonë të njohur edhe në garat evropiane.
Me punë e përkushtim, jam i bindur se sporti në Strugë shumë shpejt do të shkëlqejë. Sepse sporti nuk na sjell vetëm medalje e lavdi, klubet sportive janë jetike për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve tanë, si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe në atë social.
Prandaj, mbështetja për sportin nuk është luks, por domosdoshmëri”, shkruan në Fejsbuk Mendi Qyra.