QMK: Deri në orën 20:30 ka pasur 13 zjarre, 1 është ende aktiv
Qendra për Menaxhim me krizat njofton se deri në orën 20:30, në territorin e RMV-së, ka pasur gjithsej 13 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilëve 1 është aktiv, 3 janë nën kontroll dhe 9 janë të shuara.
Aktiv është zjarri në komunën e Vrapçishtit, në fshatin Dobrodovë, ku është i përfshirë vegjetacioni i ulët.
Nën kontroll janë zjarret në komunën e Brodit, Gjevgjelisë dhe në komunën e Dollnenit.
Ndërsa janë shuar ato në komunën e Kumanovës, Dollnenit(deponia në f.Alincë )Prilepit, Strugës, Vrapçishtit dhe Bërvenicës. Poashtu, janë shuar zjarret në komunën e Gazibabës, Ohrit dhe në komunën e Tetovës.