Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës Basha i bëri thirrje Serbisë për njohje të Kosovës
Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës Dimal Basha në fjalimin e tij të parë i ka bërë thirrje Serbisë për ta njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës.
“Nga ky Kuvend bëj thirrje për një Serbi të demokratizuar, që njeh Kosovën si shtet të pavarur. Një raport të fqinjësisë së mirë ku ndërtojmë marrëdhënie të mira, ku mendojmë të ndërtojmë gjenerata që bazohen në respekt dhe tolerancë e jo në urrejtje e konflikt. Ne jemi për ndërtimin e urave të bashkëpunimit por edhe urave fizike që lidhin komuninitetet tona, në mënyrë që të kemi sa më shumë njohje dhe mirëkuptim. Dhe të mos lejojmë që gjeneratat që vijnë pas nesh të rriten në injorancë të njëri tjetrit”, deklaroi Basha./VOXAL/