(VIDEO) Helikopteri policor hodhi mbi 65 tonë ujë mbi zjarrin në Jasen
Gjatë fundjavës, helikopteri policor tip Bell 412 u angazhua dy herë në shuarjen e zjarrit në zonën e mbrojtur të Jasenit, duke hedhur mbi 65 tonë ujë mbi vatrën e zjarrit.
Aktivitetet e helikopterëve policorë do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në shuarjen e plotë të të gjitha zjarreve në territorin e vendit.
Nga Policia theksojnë se angazhimi i tyre është i pandërprerë dhe i koordinuar me institucionet tjera përgjegjëse: “Prioriteti ynë është siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e natyrës. Ekipet ajrore dhe tokësore janë në terren dhe do të mbeten aty derisa çdo vatër të vihet nën kontroll,” thuhet në njoftimin e policisë./VOXAL/