Rritet koha e pritjeve në pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur se pikat kufitare të Kosovës në mëngjesin e së shtunës janë të ngarkuara nga fluksi i automjeteve.
Sipas këtyre të dhënave, pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare, mërgimtarët po presin deri në 2 orë e 30 minuta.
Pritje deri në 80 minuta shënohen edhe te Dheu i Bardhë, ndërsa në Jarinjë pritjet janë 40-50 minuta./21Media