Nëntë të lënduar nga aksidenti zingjiror në Gjilan (VIDEO)
Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes gjashtë veturave në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se lëndimet e personave janë të lehta.
“Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Lufta e Gjilanit’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodh një aksident zinxhir në mes të gjashtë veturave në lëvizje.
Policia e Kosovës njësit e trafikut rajonal po i hetojnë rrethanat e këtij rasti.