Breshka invazive e pranishme edhe në Ballkan
Fotografi i njohur nga Republika e Kosovës Arian Mavriqi ka publikuar një fotografi të një breshke e cila nuk është autoktone në vendet e Ballkanit por edhe në Evropë. Ajo sipas tij konsiderohet e rrezikshme për breshkat vendase pasi habitati i tyre natyror është në Amerikën e Veriut.
Bashkimi Evropian që nga viti 2016, ka ndaluar importin, shitje dhe lirim në natyrë. Mavriqi në një postim të tijin thotë se nuk dihet se nga ka ardhur kjo breshkë në Kosovë.
- Trachemys scripta elegans (e njohur si breshka me veshë të kuq) konsiderohet e dëmshme në shumë vende për disa arsye:
- • Specie invazive – Ajo nuk është vendase në Evropë (përfshirë Kosovën) dhe kur lirohet në natyrë, konkurron breshkat vendase për ushqim dhe hapësirë.
- • Konsumon gjithçka – Është gjithngrënëse (ushqehet me bimë, peshq të vegjël, amfibë), duke dëmtuar ekosistemin lokal.
- • Jetëgjatësi e madhe – Mund të jetojë mbi 30 vite, duke u bërë problem afatgjatë në natyrë.
- • Rrezik për shëndetin e njeriut – Mund të bartë baktere Salmonella, që është e rrezikshme për fëmijët dhe të moshuarit nëse nuk lahen duart pas kontaktit. Për këtë arsye, në Bashkimin Evropian importi dhe tregtimi i saj janë të ndaluara, dhe nuk rekomandohet lëshimi në natyrë.