Arrestohen dy gra dhe një burrë në Deçan, iu gjetën armë e municion
Dy gra dhe një burrë janë arrestuar në fshatin Gramaçel të Drenasit, pasi gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion, shkruan Reporteri.net.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka sekuestruar edhe dy automjete për shmangie doganore.
Armët që janë gjetur janë dy pistoleta dhe katër thika.
“MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR I ARMËVE – Fsh. Gramaçel, Deçan 12.08.2025-09:30. Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj, pasi që gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar; një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë, një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.5 gram. Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.