QMK: Deri në ora 21:00, 17 zjarre në RMV
Qendra e Menaxhimit me Krizat përditëson të dhënat për gjendjen me zjarret në Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre deri në ora 21:00, 17 zjarre, aktive 1 dhe një tjetër nën kontrollë.👇
Më 10.08.2025, deri në orën 21:00, në territorin e RMV ka gjithsej 17 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilave aktive 1, nën kontroll 1 dhe të shuar 15 zjarre.
AKTIVE: 1
1. Komuna Brodit: Parku Kombëtar Jasen (pyll i përzier)
NËN KONTROLL: 1
2. Komuna Resnjës: f. Dolno Dupeni (pyll dushku dhe vegjetacion i ulët)
TË SHUAR: 15
1. Komuna Strugë 1: mes f. Biçevë dhe Livadhi (stërnishtë)
2. Komuna Strugë 2: f. Belicë (vegjetacion i ulët)
3. Komuna Gostivar: f. Balindoll (vegjetacion i ulët dhe deponi mbeturinash)
4. Komuna Gjevgjeli: pranë rrugës Gjevgjeli–Bogdancë (vegjetacion i ulët)
5. Komuna Shën Nikollë: f. Erxhelijë (pleh me kashtë)
6. Komuna Krushevë: në afërsi të f. Buçin (deponi)
7. Komuna Kumanovë: f. Ramanocë (vegjetacion i ulët dhe stërnishtë)
8. Komuna Rankovcë: në f. Rankovcë (vegjetacion i ulët dhe pyll i imët)
9. Komuna Vrapçisht: f. Gradecë (vegjetacion i ulët)
10. Komuna Shtip: pranë lagjes Sonçev Grad (pyll me pisha të ulëta)
11. Komuna Prilep 1: në vendin e quajtur Povodenici – Prilep (vegjetacion i ulët)
12. Komuna Prilep 2: pranë Varrezave të Vjetra – Prilep (vegjetacion i ulët)
13. Komuna Saraj: mes f. Kopanicë dhe Rashçe (stërnishtë dhe mbeturina)
14. Komuna Butel: në rrugën për Lubeten (vegjetacion i ulët dhe mbeturina)
15. Komuna Gazi Babë: në rrethin e Hekurudhës (vegjetacion i ulët)