Krim brenda familjes në Kavadar, vëllai vrau vëllanë dhe e varrosi brenda një objekti në oborr
Burri 42-vjeçar nga Kavadari, i cili u gjet i vdekur në një shtëpi në Kavadar dje, është vrarë nga vëllai i tij më 27 korrik. Pasi i shkaktoi lëndime vëllait të tij me një objekt metalik, nga i cili vdiq, ai e varrosi trupin në një objekt ndihmës në oborrin e shtëpisë së përbashkët, njofton Prokuroria, transmeton Portalb.mk.
Motra e tyre dje raportoi në polici se njëri nga vëllezërit mungonte.
DPB Kavadar ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Kavadar kundër S.I. (43) nga Kavadari me dyshimin për kryerjen e krimit – vrasje.
“Dyshohet se më 27 korrik 2025, në shtëpinë familjare në Kavadar, i ka shkaktuar lëndime vëllait të tij I.I. (42) nga Kavadari me një objekt metalik, nga i cili vdiq, pas së cilës e varrosi trupin në një ndërtesë ndihmëse në oborrin e shtëpisë së përbashkët”, thuhet në shpjegimin për rastin.
Motra e tyre V.O. (44) e ka raportuar vëllain e saj I.I. të zhdukur dje në orën 11:00 të paradites.
“Në orën 13:00 të së njëjtës ditë, ajo raportoi se në ndërtesën ndihmëse në oborrin e shtëpisë së vëllezërve të saj, ku kishte shkuar me bashkëshortin e saj, ata vunë re se kishte një gërmim të mbuluar me dhe të lirshëm, gjë që i bëri të dyshonin se vëllai i saj i zhdukur mund të ishte varrosur brenda”, shkroi Prokuroria për incidentin.
Pas raportit dhe pasi zyrtarët e policisë, prokurori publik dhe përfaqësuesit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Shkupit mbërritën në vendngjarje, gropa u hap dhe në të u gjet trupi i I.I.
Trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.
Zyrtarët e policisë dje e privuan S.I. nga liria, pas së cilës e çuan në Prokurorinë Publike në Kavadar, ku ai e rrëfeu krimin në një intervistë zyrtare.
Prokuroria njoftoi dje se trupi i pajetë i një burri 42-vjeçar u gjet në një shtëpi në Kavadar, pasi familja e kishte kërkuar për disa ditë, duke treguar se rasti ngre dyshime për vrasje.