Zv/ministri Albrim Hoxha mirëpret të punësuarit e rinj në Bujqësi
Zv/Ministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka takuar sot të punësuarit e rinj në Ministrinë e Bujqësisë.
Hoxha njoftoi se fjalë për kuadro cilësorë, agronomë, inxhinierë, teknologë ushqimorë, juristë dhe profile të tjera.
“Pata kënaqësinë t’iu uroj mirëseardhjen një pjese të të punësuarve të rinj shqiptarë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 17 prej tyre nisin menjëherë punën në sektorët dhe njësitë e ministrisë, ndërsa procedura për 9 të tjerë është në vijim. Bëhet fjalë për kuadro të përgatitura dhe profesionistë të rinj: agronomë, inxhinierë, teknologë ushqimorë, juristë dhe profile të tjera që i japin vlerë institucionit. Njerëz të zotë dhe të motivuar për të kontribuar. Sepse ia VLEN!”, shkruan Albrim Hoxha.