Sorensen me Osmanin e Kurtin flasin për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit
Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se ka diskutuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, për formën e zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
Pas takimit gati dy orësh, ai ishte i shkurt para mediave, derisa tha se takimet e tij ishin të rregullta.
Ai shtoi se formimi i institucioneve të reja në Kosovë po merr kohë.