Kryeparlamentari Gashi përkujton ngjarjet tragjike në Hasanbeg
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka përkujtuar ngjarjet tragjike pas vërshimeve në Hasanbeg e rrethinë 9 vjet më parë.
“Edhe pas nëntë vitesh nga vërshimet tragjike në Hasanbeg, dhimbja mbetet po aq e thellë. Kjo fatkeqësi mori jetën e 23 personave dhe la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive. Sot, ndërsa kujtojmë dhe lutemi për viktimat, shpresojmë që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë më”, shkruan Gashi.
Ai thotë se si Kryetar i Kuvendit dhe si banor i këtij vendbanimi, e ndjen për detyrë të përkujtojë me nderim vlerat njerëzore, humanitare dhe solidare që na kanë mbajtur të bashkuar dhe të fortë në përballje me këtë fatkeqësi.