
Osmani tërheq lëndën e saj nga Kushtetuesja për ngërçin politik
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka tërhequr lëndën e saj, të cilën e kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese më 22 korrik për shkak të moskonstituimit të Kuvendit.
Në një konferencë për media, Osmani tha se lëndën ka tërhequr për shkak se gjyqtar i kësaj lënde është caktuar Radomir Llaban, i cili sipas saj, nga institucionet tjera si person i cili angazhohet kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, transmeton Zeri.info.
“Sot në përputhje me ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe rregulloren e kësaj gjykate, kam tërhequr kërkesën numër KO-205/25 të paraqitur në gjykatë më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar, se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar Ladomir Llaban, për veprimtarin e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024 intitucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave të cilat në vitet 2021 dhe 20244 po ashtu janë ndarë me gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Osmani në konferencë.