Gjendet i vdekur në banjën e vikend shtëpisë në Otunjë – pa shenja dhune
Më 1 gusht 2025, rreth orës 15:50, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është raportuar për një vdekje në rrethana të paqarta.
Menjëherë pas raportimit, në vendngjarje kanë dalë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Tearcës dhe një ekip i Ndihmës së Shpejtë, të cilët kanë konstatuar vdekjen, duke theksuar se nuk janë vërejtur shenja dhune.
Hetimi në vendin e ngjarjes është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip hetimi nga SPB Tetovë, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore për autopsi. Rrethanat e vdekjes pritet të sqarohen pas rezultateve mjeko-ligjore.TS