
VLEN shpall kandidatët për lokalet, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami i prijnë listës
Kryesia Qendrore e VLEN-it m ka miratuar listën e kandidatëve për kryetarë të komunave.
– Në Tetovë kandidat i VLEN-it do të jetë kryetari i deritanishëm, Bilall Kasami.
– Në Çair do të kandidojë zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Izet Mexhiti.
– Në Strugë VLEN-i e mbështet kandidatin e pavarur Mendi Qyra.
– Në Kërçovë VLEN-i do ta kandidojë ministrin e Politikës Sociale, Fatmir Limani.
– Në Dibër kandidat i VLEN-it do të jetë zëvendësdrejtori i Dejtorisë së Hyrave Publike, Fisnik Mela.
– Në Qytetin e Shkupit VLEN-i e propozon drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve të Përgjithshme në Qendrën Klinike Universitare në Shkup, Bashkim Bakiu.
– Në Saraj kandidat i VLEN-it do të jetë drejtori i ndërmarrjes “Nomagas”, Muhamed Elmazi.
– Në Likovë VLEN-i e kandidon drejtorin e Rezervave Shtetërore të Naftës, Nexhmedin Sadiku.
– Në Haraçinë VLEN-i do të garojë me Daut Beqirin.
– Në Zhelinë do të vazhdojë me kryetarin aktual të kësaj komune, Blerim Sejdiu.
– Në Tearcë do të kandidojë drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Daut Memishi.
– Në Bogovinë VLEN-i e kandidon Feti Abazin.
– Në Bërvenicë VLEN-i e kandidon drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, Haqim Ramadani.
– Në Dollnen VLEN-i do të kandidojë me arsimtarin Blerim Islami nga f. Cërnilishtë.
Ende nuk ka vendim për kandidatët për Komunën e Gostivarit, Vrapçishtit, Studeniçanit dhe Çashkës. Por VLEN thotë se është në bisedime me disa kandidatë të mundshëm.
“Të gjithë këta janë kandidatë të VLEN-it dhe, ashtu siç kemi vendosur më parë, asnjëri prej tyre nuk garon nën logo partiake. Në të vërtetë, përtej kandidatë të VLEN-it dhe kryetarë të ardhshëm të komunave, ata do të jenë shërbyesit e të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie etnike, religjioze e politike”, thonë nga VLEN.