
Petulla gjigante në mes të Shkupit – një çerek që mungon, metaforë për korrupsionin
Në një nga lokacionet më të frekuentuara të qytetit, në rrugën “Maqedonia” në Shkup, u shfaq një petull gjigante, por me një copë të madhe që mungonte.
Kjo si simbolikë për paratë e “zhdukura” apo një të katërtën e parave publike (25%) që shpërdorohen përmes korrupsionit.
Ky aksion gueril jep mesazhin e fuqishëm që korrupsioni i ha paratë që duhet të shkojnë për shkolla, spitale, rrugë – për një jetë më të mirë. Në vend të qytetarëve, ato përfundojnë në xhepa privatë.
Ky aksion synon të zgjojë ndërgjegjen publike, sidomos te të rinjtë, dhe të nxisë reagimin qytetar ndaj një dukurie që po gërryen sistemin nga brenda.