
Fetai: Raporti për “Botën Serbe” i referohet periudhës 2023-2024, kur Bujari vizitonte Beogradin
“Bota Serbe” që trajtohet në Raportin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut i referohet periudhës 2023-2024, kur në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut ishte Bujar Osmani. Kështu thotë Zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Fetai, i cili ia përmendi Bujar Osmanit 11 takimet në Beograd dhe injorimin e Kosovës.
“Raporti i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, i miratuar këtë muaj, trajton periudhën 2023-2024. Në të përmendet projekti i ashtuquajtur “Bota Serbe” si një nga kërcënimet më serioze për sovranitetin e Maqedonisë së Veriut.
Në krye të diplomacisë së vendit gjatë atyre viteve ka qenë Bujar Osmani. Gjatë mandatit të tij si ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka zhvilluar 11 takime zyrtare me autoritetet e Serbisë, por asnjë me ato të Kosovës. A e kuptoni tani se kush janë mbështetësit më të mëdhenj të “Botës Serbe”?”, shkruan Fetai.