Arrestohen dy kontrabandistë, gjenden 11 migrantë
Më 13.07.2025, në orën 19:30, në autostradën A1, në aksin Negotinë – Gradsko, pranë fshatit Crveni Bregovi në rajonin e Negotinës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovo arrestuan dy persona: Xh.Xh. (19) dhe M.A. (18), të dy nga Strumica.
Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Fiat” me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga Xh.Xh., ndërsa bashkëudhëtar ishte M.A., u gjetën 11 persona migrantë nga Egjipti, prej të cilëve nëntë ishin të mitur.
Migrantët u dërguan në Qendrën Pranuese “Vinojug” në Gjevgjeli, ndërsa Xh.Xh. dhe M.A. u ndaluan në stacionin policor. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të ngrihet kallëzim përkatës ndaj tyre, njoftojnë nga MPB.