
Të jesh noter në RMV bëhesh i pasur, një notere për një vit ka fituar 1 milion euro!
Noteria në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë një nga profesionet më fitimprurëse. Sipas të dhënave të publikuara nga Oda e Noterëve dhe analizës së portalit Pari , në vend veprojnë gjithsej 186 noterë, nga të cilët 61 zyra ndodhen vetëm në Shkup – rreth një e treta e totalit.
Për vitin 2024, noterja Aneta Petrovska Aleksova nga Shkupi ka realizuar fitimin më të lartë neto, me 382.500 euro, ndërsa të ardhurat e saj totale kanë arritur në 1 milion euro – një rekord në këtë sektor.
Sipas një renditjeje të përpiluar nga portali financiar “Pari”, të dhjetë noterët me fitimin më të madh gjatë vitit 2024 janë të gjithë nga Shkupi, dhe secili prej tyre ka përfituar mbi 100.000 euro në vit.
Kjo është tabela e Top 10 të noterëve më fitimprurës:
TOP 10 NOTERË SIPAS FITIMIT DHE TË ARDHURAVE TË REALIZUARA NË 2024
Kompania | Të ardhura neto para tatimit | Të ardhura totale |
---|---|---|
Aneta Petrovska Aleksova | 382.500 € | 1.000.000 € |
Anastasija Petreska | 327.000 € | 628.000 € |
Ana Dojçinovska | 167.000 € | 549.000 € |
Dejan Pavlloski | 141.000 € | 455.000 € |
Darko Stojkoski | 139.500 € | 251.000 € |
Zafir Kiro Hadxhi-Zafirov | 138.000 € | 571.000 € |
Agron Arslani | 127.000 € | 295.000 € |
Nerxhivan Idrizi | 126.000 € | 255.000 € |
Sasho Vasilevski | 122.000 € | 248.000 € |
Anita Adamçeska | 117.000 € | 229.000 € |
