Dy shoferë të arrestuar në Tetovë dhe Gostivar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit
Më 12.07.2025, në orën 14:00, në rrugën “Braqa Miladinovi” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë arrestuan personin Lj.T. (64) nga Tetova. Gjatë këqyrjes së vendit të një aksidenti të mëparshëm rrugor, policët konstatuan se Lj.T. kishte drejtuar një automjet të tipit “Fiat Punto” me targa të Tetovës dhe se ishte dukshëm nën ndikimin e alkoolit. Ai refuzoi t’i nënshtrohej alkotestit, ndaj u shoqërua në Spitalin Klinik të Tetovës për të përcaktuar nivelin e alkoolit në gjak. Më pas u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim për veprën penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
Ndërkohë, më 13.07.2025 në orën 03:00, në rrugën “Svetozar Peposki” në Gostivar, zyrtarët policorë nga Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar arrestuan D.T. (44) nga Gostivari, i cili po drejtonte një automjet “Volkswagen Lupo” me targa të Gostivarit nën ndikimin e alkoolit. Gjatë testimit, atij iu matën 2.08 promilë alkool në gjak. Edhe ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit” sipas nenit 297-a të Kodit Penal.