
Konate ka refuzuar të rinovojë kontratën me Liverpoolin, kërkon t’i bashkohet Real Madridit
Ibrahima Konate ka refuzuar të rinovojë kontratën me Liverpoolin, duke ndezur zërat për një të ardhme të mundshme te Real Madridi. Qendërmbrojtësi francez ka hedhur poshtë ofertën për të zgjatur kontratën deri në vitin 2030, duke lënë të kuptohet se planet e tij janë larg Anfieldit.
Konate, i cili ka kontratë të vlefshme deri në qershor 2026, u ka thënë të afërmve se ëndërron të luajë për Real Madridin pas largimit nga Anglia. Në Liverpool janë të shqetësuar për këtë situatë, pasi mbrojtësi 26-vjeçar shihet si pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë të klubit.