Tragjedia në Prilep. Prokuroria jep detaje
Prokurori konfirmon rastin në Prilep, njofton se është kryer ekspertizë në vendngjarje, ku u gjetën të vdekur një fëmijë 11-vjeç dhe dy burra, 43 dhe 63 vjeç. Sipas të dhënave fillestare, 63-vjeçari vrau nipin dhe djalin e tij për shkak të mosmarrëveshjeve familjare dhe çështjeve pronësore. Më pas e publikoi motivin në rrjete sociale dhe kreu vetëvrasje.
Është urdhëruar autopsia dhe mbledhja e të gjitha provave në vendngjarje.
Nga Prokuroria konfirmojnë se dorasi kishte kërcënuar me eksploziv dhe armë, por lidhur me zjarrin e ngritur ndaj pjestarit të policisë, thonë se me detaje do të del policia.