Fetai: “Помлад соработник” – titulli që BDI-ja e rezervoi për shqiptarët, shkon në histori!
Kuvendi sot miratoi pakon e ligjeve të administratës publike të propozuar nga Qeveria VLEN.
Duke u bazuar në rekomandimet e SIGMA-s (Support for Improvement in Governance and Management) Qeveria propozoi ligje reformuese në interes të lehtësimit të shërbimeve të qytetarëve dhe avancimin e të drejtave të punonjësve të administratës.
Zëvendëskryeministri Fetai njoftoi se me këto ligje, titujt “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri”, të cilat BDI-ja i kishte rezervuar për administratorët shqiptarë, tani shkojnë në histori.
“Me këto ligje, të gjithë të punësuarit në administratë me titullin “bashkëpunëtor i ri” me fuqi të ligjit avancohen në “bashkëpunëtor”, ndërsa “bashkëpunëtorët” në “bashkëpunëtorë profesionalë”. Titulli bashkëpunëtor i ri (помлад соработник) shfuqizohet.
Gjithashtu, edhe te administratorët me shkollim të mesëm, ata me titullin administrativ “referent i ri” dhe “referent” avancohen në “referent i lartë”. Administratorët me titull “referent i lartë” avancohen në “referent i pavarur”.
Titulli referent i ri shfuqizohet.
Titujt “pomlad sorabotnik” dhe “pomlad referent”, që BDI-ja i kishte rezervuar për administratorët shqiptarë, prej 1 janari 2026 shkojnë në histori!”, njoftoi Zv/kryeministri Fetai.