Rihapet kufiri në Bllacë për qytetarët, mallrat nuk mund të kalojnë
Është hapur kufiri i Bllacës, pasi janë krijuar kushtet për të vazhduar qarkullimi i automjeteve. Kufirin mund ta kalojnë vetëm njerëzit, ndërsa vlen ende ndalesa për automjetet e rënda që bartin mallra.
Nga ora 17:20, qarkullimi është ndërprerë nga kyçja e Radishanit drejt Tetovës dhe në drejtimin e kundërt, nga kyçja në Orman deri në Mirkovcë.