(VIDEO) Vizbegu dhe Shutka përsëri nën tym, po digjet deponia
Video të filmuara mëngjesin e sotëm nga Vizbegu shfaqin tym të dendur i cili vjen nga deponia në afërsit të Shutkës e cila tashmë disa ditë me radhë shuhet dhe riaktivizohet përsëri. Banorët e shqetësuar kanë vërejtur tymin e dendur dhe druajnë për shëndetin e tyre ndërsa thonë se kanë lajmëruar edhe autoritetet.
Në vazhdim videot e ardhura në adresë të redaksisë së VoxAl.