Ministri Aliu: Lista e barnave do të zgjerohet për t’iu përgjigjur qytetarëve
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka paralajmëruar zgjerim të listës pozitive të barnave. Në një intervistë për TV24, ai tha se kjo është një nevojë e domosdoshme, sepse shumë barna që janë në listën pozitive nuk janë efektive.
“Lista pozitive do të zgjerohet përshkak të nevojës. Duhet të ulemi edhe me udhëheqësit e Fondit Shëndetësor të flasim për çmimet. Ideja që disa barna nuk japin efekte dhe ka shumë barna të tjera që janë më efektiv. Atë që e thashë se edhe në vende evropiane qasja kundrejt zgjidhjes së problemeve ndryshon, edhe metodologjia edhe në aspekt të terapisë. Teorikisht e dimë cila është zgjidhja, nëse ne mund të hapin konkurse për vendet e rajonit do të ishte shumë lirë, më shpejt, mundeshim të komunikojmë edhe horizontalisht. Shembull nuk kemi një barë në një vend, të njëjtin mund ta gjenim në vende tjera. Bari i njëjtë nuk mund të importohet nga vendet e rajonit përshkak se nuk është në gjuhën maqedonase dhe këtë gjë e kanë kufizuar ligjet tona. Për të njëjtin duhet të pritet të përkthehet, specifikat, pra shihni për sa punë të vogla duhet të pritet gjatë. Pra, e them që kemi ngërçe në ligjet tona në shëndetësi”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Aziri në lidhje me ligjet në shëndetësi shprehet se kjo pengon dhe kufizon qasjen për veprim në kohë reale. Madje, ai shkon tutje duke vlerësuar se ligjet janë pengesa kryesore që nuk lejon bashkëpunim rajon për zgjidhje të shpejt.
“Krijuam grupe pune për 12 ligje për të zgjidhur probleme, për shembull tani hyjmë në zgjedhje lokale ju në atë periudhë që të keni ad-hoc ndërhyrje nuk keni hapësirë ligjore për të marrë vendime ad-hoc. Pra, duhet të ketë hapësirë ligjore për të vepruar në mënyrë të paparashikuar. Hapi i parë është krijimi i fleksibilitetit në pjesën ku historikisht shihet e kuptohet që diçka mungon ose nuk kemi mundësi të veprojmë ligjërisht”, përfundoi Aziri.